Sulmet nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme nuk do të ndalen derisa të përfundojë lufta e Izraelit ndaj Hamasit në Gaza.
Ishte ky paralajmërimi i kryediplomatit të Teheranit, pasi tensionet në të gjithë rajonin kërcënojnë të shkojnë në një konflikt më të gjerë, shkruan CNN.
“Nëse gjenocidi në Gaza ndalet, atëherë ai do të çojë në fundin e krizave dhe sulmeve të tjera në rajon”, tha Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën.
Komentet e Abdollahian i bëjnë jehonë objektivave të deklaruara të grupeve të armatosura individuale në rrjetin e ndikimit të Iranit./abcnews.al