Tronditëse në Britani/ 2 vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur, shërbimet sociale nuk e vunë re në shtëpi

schedule09:19 - 17 Janar, 2024

schedule 09:19 - 17 Janar, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një 2 vjeçar ka vdekur nga uria pranë trupi të babait të tij të vdekur. Babai besohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak dy javë më parë.

Mësohet se një punonjëse sociale bëri një vizitë rutinë në shtëpi më 2 janar dhe kur nuk mori asnjë përgjigje. Dy ditë më vonë, më 4 janar, shkoi sërish një punonjës social, por as këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.

Trupat e babait dhe të fëmijës u gjetën deri më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi. Nëna 43-vjeçare e vogëlushit e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një grindjeje me ish-in e saj, ku familja fajësonte shërbimet sociale.

Familja e shkatërruar e djalit të vogël fajëson shërbimet sociale pasi ata shkuan në shtëpi dy herë, por nuk e kuptuan.

/abcnews.al