Në vitin 2022, njerëzit në BE e vlerësuan kënaqësinë e tyre të përgjithshme nga jeta mesatarisht me 7.1 pikë në një shkallë nga 0 (shumë të pakënaqur) deri në 10 (shumë të kënaqur).
Për 18 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, kënaqësia e përgjithshme e jetës është mbi ose e njëjtë me mesataren e BE-së.
Vlerësimi më i lartë për kënaqësinë nga jeta ishte në Austri (7.9), Finlandë, Poloni dhe Rumani (7.7 secila), Belgjikë dhe Holandë (të dyja 7.6), dhe më e ulëta në Bullgari (5.6), Gjermani (6.5) dhe Greqi (6.7).
Në të gjitha vendet përveç Bullgarisë, rezultatet mesatare të kënaqësisë nga jeta ishin mbi 6, që do të thotë se shumica e njerëzve në BE thanë se ishin të kënaqur dhe jo të pakënaqur.
Kënaqësia me jetën mund të ndikohet nga shumë faktorë si mosha, niveli i arsimimit, situata familjare dhe financiare, si dhe shumëllojshmëria e përvojave, zgjedhjeve, prioriteteve dhe vlerave të individit, raporton ec.europa.eu .
Ky tregues subjektiv i mirëqenies së qytetarëve evropianë është mbledhur brenda statistikave të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC)./abcnews.al