Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Garancia e Artan Grubit/ “300 mijë euro në këmbim të pasaportës”

schedule17:55 - 6 Tetor, 2026

schedule 17:55 - 6 Tetor, 2026

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i akuzuar në rastin “Lotaria Shtetërore”, ka ofruar garanci prej 335 mijë e 707 eurosh, me qëllim që pas përfundimit të arrestit shtëpiak më 13 tetor, të zëvendësojë masën me garanci dhe të mundësojë rikthimin e pasaportës.

Sipas Gjykatës Themelore Penale në Shkup, mbrojtja e Grubit ka ofruar pasuri të paluajtshme me këtë vlerë. Propozimi i është dërguar Prokurorisë Publike për vendim, ndërsa më pas Këshilli Penal do të vendosë nëse garancia do të pranohet.

Masa e arrestit shtëpiak ndaj Grubit skadon më 13 tetor 2026, pasi aktakuza është dorëzuar më 13 gusht dhe afati ligjor është 60 ditë.



Në rastin “Lotaria Shtetërore”, përveç Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajramit, të akuzuar janë edhe gjashtë persona të tjerë.

Prokuroria i akuzon për keqpërdorim të postit zyrtare dhe autorizimeve gjatë viteve 2023 dhe 2024, lidhur me organizimin e lojërave elektronike të fatit përmes terminaleve videolotarie. Sipas akuzës, dëmi i shkaktuar arrin në rreth 9.7 milionë euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!