Me të ftohtë të ashpër, qytetarët amerikanë në Iowa do të shprehin vullnetin e tyre për kandidatin republikan që do të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë.
Ky është shteti i parë që do të mbajë procesin zgjedhor për partinë republikane, teksa po përballet me temperatura ekstreme, ku termometri shënon -17 gradë celsius.
Mirëpo pavarësisht motit të keq qytetarët do të duhet të zgjedhin midis ish presidentit amerikan Donald Trump, ish-ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley si dhe guvernatorit të Floridas, Ron DeSantis.
Sondazhet e fundit tregojnë një epërsi të qartë të Trump. Referuar të dhënave ai pritet të sigurojë 54 për qind të votave të qytetarëve, haley 17 për qind teksa Ron DeSandis, vetëm 13 për qind. Një stuhi “polare” ka goditur SHBA-në lindore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Iowa shihet si një nga shtetet kryesore që hap “perden” në zgjedhjet paraprake republikane për garën presidenciale.
Temperaturat ditët e fundit nën zero ka detyruar kandidatët të anulojnë tubimet e tyre.
/abcnews.al/