Mosmarrëveshjet me Tuchel dhe “kryqëzimi” nga analistët gjermanë, Kimmich drejt largimit nga “Bavarezët”

schedule14:16 - 12 Janar, 2024

schedule 14:16 - 12 Janar, 2024

Mund të themi se është pasuesi i denjë i “legjendës” gjermane, Philipp Lahm, mirëpo “Bavarezët” e Bayern Munich nuk po e trajtonë si të tillë. Bëhet fjalë për “katalizatorin” e mesfushës, Joshua Kimmich, i cili pas mosmarrëveshjeve me teknikun, Thomas Tuchel dhe “kryqëzimit” nga analistët e futbollit gjerman, duke se po merr rrugën e largimit nga Bundesliga.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025, mirëpo për 28-vjeçarin e mesfushorit, që tani kanë filluar të interesohen klubet e mëdha dhe me një vlerë kartoni prej 75 milionë eurosh, sipas “Transfermarkt”, “gjigantët” e Mynihut mund të përfitojnë jo pak, ku në lojë janë klube, si Manchester City, Manchester United, Liverpoo, Barcelona e PSG.

Megjithatë, pavarësisht të gjithë polemikave, që po has në këtë edicion, me rekordmenët e Bundesliga, sërish Kimmich, nuk e ka lënë në baltë skuadrën e tij, teksa deri më tani ka zhvilluar plot 20 ndeshje, ku ka arritur të gjejë vetëm 1 herë rrugën e rrjetës, si dhe të asistojë në 6 raste shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!