Aktorja Klea Ikonomi Rondo, ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate”.
Ndër të tjera, ajo është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar kohën kur shoqëronte nënën e saj, ikonën e kinematografisë, Hajrie Rondon në sheshxhirime.
Plot emocione, Klea ka zbuluar disa nga çastet që në moshë të vogël bashkë me vëllain, prisnin nënën me orë të tëra.
“Teksa po vija në Ish-Kinostudio po mendoja vitet kur isha e vogël, fëmijë dhe mami vinte për të xhiruar në filmat e ndryëshëm apo dublimet e zërit. Detyrohej që ne të na merrte me vete, mua dhe vëllain tim në moshë shumë të vogël, në ekspedita teatrosh apo xhirime filmi.
Pavarësisht, tani Kinostudio ka ndryshuar dhe është bërë një gjë moderne, gjigande, por mua më kujtoi që vija pas mamit dhe rrija mbrapa operatorëve gjatë punës së saj, që ajo duhet të xhironte me orë të tëra. Ose kur mërzitesha dilja nëpër rrugët e Kinostudios dhe prisja deri kur ajo të mbaronte xhirimet”, u shpreh aktorja./abcnews.al