Lulzim Basha shprehet kundër ndryshimit në ligjin për komisionet hetimore. Në konferencën për mediat, Basha tha se komisioni hetimor për inceneratorët u ngrit pas presionit të SHBA.
Ndër të tjera Basha komentoi edhe kaosin në parlament, ndërsa tha se nga tymi përfiton vetëm Edi Rama.
Cdo ligj që kërkon 84 vota do shqyrtohet po asgjë s’është prioritet para reformës zgjedhore. Është testi për opinionin publik. PD nuk angazhohet në llogari procesesh personale. PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj kundër ndryshimit të ligjit për komisionet hetimore. Jemi kundër ndryshimit të ligji. PD ka propozuar kom hetimore për IPARD dhe investimet strategjike. U investova personalisht për komisionin për inceneratorët kur ata që hedhin akuza nuk votuan raportin përfundimtar. Jemi për komisionet dhe kundër ligjit për kufizimin e të drejtave të opozitës në lidhje me to. Opozita ka për detyrë të bëjë transparencën. Komisioni për inceneratorët erdhi si rezultat i këmbënguljes tonë me SHBA. Erdhi si presion i SHBA ndaj qeverisë së Edi Ramës. Për shkak të bllokimit në parlament Rama shin e grin prej dy muajsh.
Ashpërsimi i aksionit opozitar nuk do të thotë ti presësh fytin zërin të opozitës, dhe të lejosh kundërshtarin të kalojë akte të mëdha në 4 minuta, si buxheti. I vetmi debat është bërë nga kjo seli, por për fatin e Ramës, kush e kishte mendjen te deklaratat tonë kur ekrani mbushej me tym. U dëmtua interesi publik.