Virozat, fluks fëmijësh në QSUT/ Mjekët: Në pediatri paraqiten rreth 400 raste në ditë

schedule15:10 - 11 Janar, 2024

schedule 15:10 - 11 Janar, 2024

Qarkullimi I  disa virozave njëkohësisht ka shtuar fluksin e fëmijëve në urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore  Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.    Mesatarisht rreth  400 pacientë të vegjël çdo ditë kërkojnë ndihmën e mjekëve në këtë shërbim.   Më agresiv sipas pediatërve  po  shfaqet gripi, por nuk mungojnë as të prekurit nga  covid apo virusi respirator sinsincial ky I fundit  kryesisht tek  moshat nën dy vjeç.

“Më të shumta janë problemet respiratore, kemi dhe probleme gastrointestinale, format e prekjes së infeksioneve virale që përfshijnë dhe RSV dhe gripin A dhe B, sigurisht që nuk duhet të nënvlerësojmë kemi dhe prezencë të  varianteve subomicron apo nënvariante Covid, por që duhet të theksohet nga ana e agravimit të gjëndjes klinike  rastet më problematike është influenca.

Influenca këtë vit po paraqitet pak më agravuese në raport me atë që është më e zakonshme, shfaqet me temperaturë por kjo është individuale nuk mund të thuash se shfaqet tek të gjithë me temperaturë të lartë, me kollë kryesisht çregullime të sistemin të frymëmarrjes ka dhe raste të çregullime të sistemit gastrointesintal që vijnë me diarre dhe të vjella. ”

Megjithëkëtë mjekët thonë se më shumë se gjysma e  fëmijëve që  paraqiten në  këtë shërbim nuk janë raste urgjente dhe mund të trajtohen   në qendrat shëndetësore.

“ Tamam urgjenca  janë një pjesë shumë e vogël rreth 10% të cilët ne i hospitalizojmë,  me një gjendje mesatare mund të themi 25-30%  të tjerë normalisht marrin trajtim në urgjencë, pjesa tjetër janë ambulatorë.”

Pediatrit I  bëjnë  thirrje prindërve të komunikojnë me  mjekun  nëse vërejnë se   diçka me fëmijën e tyre nuk po shkon si duhet.

“ Në momentin që ata e vlerësojnë që diçka ka kollë, temperaturë,  gjendja e përgjithshme si duket njëlljë si ditët  më parë prindi do ti rekomandoja të bëjë vizitën pa humbur kohë tek mjeku i familjes “

Fillimi I vitit ka shtuar numrin e  të sëmurëve,  por sipas mjekëve nuk kemi të bëjmë  me një situatë të pazakontë.  Ata thonë se  është sezon normal gripi  dhe virozash që specialistët  parashikojnë të arrijë pikun në fund të janarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!