Dragusin drejt Londrës, Tottenham mposht “gjigantët” në garën për mbrojtësin rumun

schedule13:36 - 10 Janar, 2024

schedule 13:36 - 10 Janar, 2024

Tashmë mund të thuhet se gjithçka është mbyllur dhe se skuadra e Tottenham ia arriti më në fund të fitojë diçka. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin rumun, Radu Dragusin, i cili pas shumë ditësh aludimesh në media, tashmë mungon vetëm firma në kontratë, për t’u quajtur përfundimisht lojtari më i miri i Spurs.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, “Londinezët” arritën të fitonin garën me skuadrat e Bayern Munich, Milan e Napoli, me Presidentin Daniel Levy, i cili ishte i gatshëm t’u ofronte plot 30 milionë italianëve, si dhe shërbimet e anësorit, Djed Spence, deri në fund të këtij sezonit.

Paketa prej 30 milionë eurosh për skuadrën e Genoa do të ndahet në 25 milionë euro bazë, si dhe 5 milionë euro të tjera, në bonuse, që varen nga paraqitjet e rumunit, në fushën e blertë, ndërsa përsa i përket kontratës së këtij të fundit, gjithçka do të mësohet në ditët në vijim, pasi ky i fundit të kalojë me sukses vizitat mjekësore. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!