Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sytë” rusë mbi Amerikën, 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

schedule20:37 - 17 Shtator, 2026

schedule 20:37 - 17 Shtator, 2026

14 satelitë spiunë rusë, kanë fotografuar një bazë ushtarake amerikane në Arabinë Saudite, dy ditë para se Irani ta shkatërronte atë.

Qëndrimi dhe marrja e koordinatave, u dha atyre një akses të gjerë të të dhënave. Kështu bërën me dije zyrtarët amerikanë dhe atë ndërkombëtar të inteligjencës. Sipas këto të dhëna ndihmuan Iranin të realizonte disa sulme precize ndaj aseteve amerikane.

Ky është Sateliti “Cosmos 2573”. Një nga satelitët elitë spiun rus, e cila aktualisht po mbledh të dhëna inteligjente në të gjithë botën.

CNN ka mësuar se këta satelitë kanë dhënë për Iranin disa avantazhe të konsiderueshme në luftën kundër aseteve amerikane. Madje të dhënat u japin mundësi iranianëve të shikojnë edhe detajet e brendshme të bazave amerikane.

Sipas të dhënave të CNN, këta satelitë po japin informacione për Iranin duke ndihmuar ata të sulmojnë me precizion të lartë.

Bashkëpunimi dhe sinergjia më e dukshme mes satelitëve rus dhe raketave iraniane ka ndodhur pikërisht në bazën amerikane “Prince Sultan”

Më pas vijnë lajmet e fundit, Irani godet bazën amerikane. Media shtetërore Iraniane, jep këtë imazh që tregon sulmin në bazën amerikane në afërsi të Riadit.

Sulmi ndodhi në 27 mars. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një prezencë prej dekadash në këtë bazë. Sipas burimeve tona, sateliti rus luajti një rol vital në këto sulme, e cila hodhi në erë bazën dhe plagosi 12 amerikanë pjesë e personelit.

Ne nuk kemi akeses në imazhet satelitore ruse, por kemi parë datat dhe kemi aksesuar pamjen e tyre mbi bazat tona me ndihmën e teknologjisë dhe projektit “Aurora”. Këtu shfaqet gjithashtu “Kosmos 2573” vetëm dy ditë përpara sulmeve. Ajo fluturon mbi bazë së bashku me 13 satelitë të tjerë rus.

Analizat tona tregojnë se këta satelitë kanë lëvizur në mënyrë perfekte dhe kanë pasur një pamje perfekte për të mbledhur të dhëna të rëndësishme dhe të shumta. Secili nga këta satelitë kontribuon në pjesë të ndryshme të fushës së inteligjencës.

Këto janë 8 sinjale të satelitëve. Ata mund të interceptojnë radiot, radarët, duke u mundësuar atyre të lokalizojnë bazat që mund të goditen nga raketat.

Këta dy janë satelitë infra të kuq. Ata identifikojnë gjurmët termike, të tilla si ato që gjenerohen nga sistemet raketore të lëshimit.

Dhe, së fundi, janë tre satelitë të radarit me aperturë sintetike, të njohur si SAR. Këta satelitë janë në gjendje të depërtojnë përmes reve dhe të funksionojnë edhe në kushtet e errësirës, si dhe të identifikojnë ndryshime fizike në terren. Për shembull, ata mund të evidentojnë zhvendosjen e një aseti me vlerë të lartë dhe të lëvizshëm, siç është ky avion: Sistemi Ajror i Paralajmërimit dhe Kontrollit, i cili përbën, në një kuptim, “sytë e Amerikës në qiell” në Lindjen e Mesme.

Në mënyrë thelbësore, avioni nuk ishte vendosur në pozicionin ku ndodhej para fillimit të luftës.

Më 27 mars, Irani e shkatërroi atë, një avion me vlerë prej qindra milionë dollarësh dhe që është jashtëzakonisht i vështirë për t’u zëvendësuar.

Sipas burimeve tona, shkalla e dëmit të shkaktuar në bazë dhe saktësia e goditjeve do të kishin qenë pothuajse të pamundura pa përdorimin e inteligjencës gjeohapësinore ruse.

Tamara Qiblawi, CNN: Dhe ky nuk është një incident i izoluar. Aktualisht ekziston një debat ndërmjet zyrtarëve amerikanë lidhur me shkallën e ndikimit që ka pasur mbështetja ruse. Megjithatë, burimet tona dyshojnë gjerësisht se satelitët rusë i kanë ofruar Iranit informacione për përcaktimin e objektivave në disa raste të tjera gjatë zhvillimit të luftës, përfshirë edhe në një objekt të CIA-s në kryeqytetin saudit.

Nawaf Obaid, studiues i lartë, King’s College: Ne nuk do të ndodheshim në këtë situatë sot. Lufta nuk do të kishte arritur në pikën ku ndodhet aktualisht nëse nuk do të ishte për këto kapacitete të veçanta që rusët u vunë në dispozicion iranianëve.

Sipas ekspertëve si Dr. Nawaf Obaid, një nga arsyet përse Rusia ka ndihmuar Iranin, ndërkohë që Moska i cilëson këto pretendime si “lajme të rreme” lidhet me faktin se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Ukrainën në një mënyrë të ngjashme, përmes shkëmbimit të informacionit të inteligjencës, me qëllim mbështetjen e goditjeve të ngjashme me ato të përshkruara më sipër.

Nawaf Obaid, studiues i lartë, King’s College: Duhet ta shohim këtë situatë në këtë mënyrë: kjo është një kundërpërgjigje ruse ndaj Shteteve të Bashkuara, me interesa të shtuara. Përmasat e pasojave të këtij zhvillimi janë monumentale, jo vetëm për pozitën e Shteteve të Bashkuara në rajon, por edhe për arkitekturën e sigurisë së rajonit në të ardhmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!