Në prag skadimi te Bayern, “Qytetarët” kërkojnë “shkatërruesin” gjerman

schedule08:36 - 10 Janar, 2024

schedule 08:36 - 10 Janar, 2024

Largimi i beftë i teknikut Julian Nagelsmann nga stoli i “Bavarezëve” të Bayern Munich dhe zëvendësimi i tij, me Thomas Tuchel, nuk mund të thuhet se u prit mirë nga të gjithë lojtarët e kampionëve të fuqi të Gjermanisë e një prej tyre ishte edhe “shkatërruesi” i mesfushës, Joshua Kimmich, me këtë të fundit që nuk ka marrëdhëniet më të mira me teknikun e “Të Kuqve”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, pikërisht për këtë aryse, 28-vjeçari i mesfushës ka refuzuar rinvoimin e kontratës, me aktualen që i skadon në verën e vitit 2025 dhe nga ky moment, duke se do të përfitojnë “Qytetarët” e Manchester City, me teknikun Pep Guardiola, i cili prej kohësh e kërkon Kimmich në skuadrën e tij.

Në “ishull” janë të gjithë të bindur se negociatat tashmë kanë nisur me dy “gjigantëve” të futbollit evropian, me kampionët e Evropës që kërkojnë të kursejnë sa më shumë dhe duke përfituar nga detaji i kontratës dëshirojnë ta nënshkruajnë 28-vjeçarin, me vetëm 30 milionë euro, shifër shumë e ulët kjo krahasuar me 80 milionë eurot e kërkuara nga “Bavarezët”.

Megjithatë, për Kimmich nuk interesohet vetëm Manchester City, pasi Barça gjithashtu kërkon “yllin” gjerman, mirëpo, te Bayern janë të vendosur ta shesin me një çmim të lartë për të përballuar kështu transferimin e “shkatërruesit” portugez, Joao Palhinha, nga skuadra e Fulham, objektiv i hershëm ky i “Bavarezëve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!