Pas barazimit me holandezët e Volendam, Partizani zhvilloi miqësoren e dytë në tokën turke aty ku të kuqtë po zhvillojnë fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit të ri, Orges Shehi. Të kuqtë mposhtën me përmbysje 3-1, rumunët e Universitatea Cluj.
Kryeqytetasit e mbyllën në disavantazhin e një goli pjesën e parë, por në fraksionin e dytë të besuarit e Shehit reaguan pozitivisht dhe shënuan tre herë falë golave të Carës që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe Sembene e Maguette.
Një fitore që shërben për moralin e “Demave” teksa në pritje të debutimit në kampionat, trajneri Shehi gjen edhe fitoren e parë me skuadrën e Partizanit./ h.ll/abcnews.al