Sulmet në spitalin në qendër të Gazës, raportohet për dhjetëra viktima e të plagosur

schedule16:31 - 9 Janar, 2024

schedule 16:31 - 9 Janar, 2024

Një spital në Gazën qendrore ka raportuar për dhjetëra viktima për shkak të sulmeve të rënda ajrore gjatë natës.

Videoja e xhiruar për CNN tregon viktima të shumta në oborrin e Spitalit të Martirëve Al-Aksa në qendër të Gazës.

Spitali thotë se 57 persona u vranë dhe gati 70 u plagosën.  Të paktën 10 nga të vrarët ishin fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza deklaroi se numri i të vrarëve nga operacionet ushtarake izraelite që nga 7 tetori ishte rritur në 23,210 me 59,167 persona të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!