Gjermani, prodhimi industrial shënon rënie për 6 muaj radhazi

schedule12:50 - 9 Janar, 2024

schedule 12:50 - 9 Janar, 2024

GJERMANI- Prodhimi industrial në Gjermani ra për 0,7 për qind në nëntor 2023, duke shënuar një rënie për të gjashtin muaj radhazi.

Enti Federal i Statistikave Gjermane (Destatis) publikoi të dhënat për prodhimin industrial për nëntor 2023.

Prodhimi industrial ra me 0,7 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërsa pritjet e tregu ishin për një rritje prej 0,2 për qind.

Sipas deklaratës, prodhimi industrial në vend ka shënuar rënie për të gjashtin muaj radhazi.

Të dhënat e prodhimit industrial tregojnë se prodhimi industrial, duke përjashtuar sektorët e energjisë dhe ndërtimit, ra me 0,5 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin e mëparshëm.