Dëmtimi i Niklas Sule ka sjellë shqetësim të madh te Bayern Munchen. Mbrojtësi gjerman ka këputur ligamentin dhe sezoni mund të quhet i mbyllur për të. Diçka e tillë e shtyn klubin bavarez të kërkojë një qendërmbrojtës në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve të Don Balon, i preferuari i Bayernit është Samuel Umtiti. 25-vjeçari francez ka humbur postin e titullarit te Barcelona. Trajneri Valverde preferon dyshen Pique-Lenglet.
Umtiti nuk dëshiron të humbasë Euro 2020 me Francën dhe është pro transferimit në një klub tjetër në janar, mjafton të luajë titullar. Kartoni i lojtarit me origjinë nga Kameruni vlerësohet 60 milionë euro nga klubi katalanas, shumë të cilën kampionët e Gjermanisë janë të detyruara ta paguajnë. Umtiti do të gjente një koloni franceze te ekipi bavarez, aty ku aktivizohen Hernandez, Coman dhe Tolisso. /abcnews.al