Trajneri aktual i Holandës, Ronald Koeman, po bën një punë të shkëlqyer në krye të “Tulipanëve”. Pasi shkoi deri në finalen e UEFA Nations League, trajneri 56-vjeçar arriti edhe t’i sigurojë kualifikimin për në Euro 2020 Holandës.
Federata Holandeze e Futbollit është shumë e lumtur me Koeman në krye të stoli, por strategu ka një klauzolë të çuditshme. Kur nënshkroi me Holandën në vitin 2018, Koeman pati një klauzolë në kontratën e tij, e cila e lejon të bëhet trajner i Barcelonës nëse kualifikon Holandën për në Europian.
Megjithatë, strategu me shumë eksperiencë duhet të presë për një ofertë të katalanasve, që deri më tani, duken të lumtur me tekniku Valverde./abcnews.al