Nga sot, qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza në 27 shtete të BE-së

schedule08:04 - 1 Janar, 2024

schedule 08:04 - 1 Janar, 2024

Nga kjo e hënë, 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt 27 vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turistë, por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.

Koha e qëndrimit është e mundur për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda Shengen.

Për dokumentet e nevojshme, qytetarët duhen të kenë pasaporta biometrike, informata të sakta mbi vendin dhe qëllimit e udhëtimit. Për ata që udhëtojnë me veturë nevojiten edhe dokumentet, përfshirë kartonin e gjelbër.