Hamasi thotë se thirrja e ministrit izraelit të financave, Bezalel Smotrich për të zhvendosur dy milionë palestinezë dhe për të mbajtur rreth 200,000 në Gaza është “një krim lufte i shoqëruar me agresion kriminal”.
Në një deklaratë, Hamasi shtoi se komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime për të ndaluar krimet e Izraelit dhe për ta mbajtur atë përgjegjës për atë që ka kryer kundër popullit palestinez, shkruan Al Jazeera.
Më herët, Smotrich u bëri thirrje palestinezëve që të largohen nga Rripi i Gazës dhe t’u hapin rrugë izraelitëve që mund të “bëjnë shkretëtirën të lulëzojë”./abcnews.al