Kthehet “uragani” Durant, “ylli” i NBA shkëlqen me pikë dhe lojë, Phoenix mund Houston

schedule14:16 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 14:16 - 28 Dhjetor, 2023

I duhej vetëm pak kohë për t’u ambjentuar, përpara se të kthehej sërish ai që dominonte në arenat e basketbollit amerikan. Që pas transferimit te Phoenix, Kevin Durant bëri ndeshjen e tij me të mirë të sezonit, duke udhëhequr Suns në fitoren 113-129 në transfertën e Houston.

Për Durant tre shifra dopjo, 27 pikë, 16 asist dhe 10 topa të kapur në tabelë.

Numra fantastikë, që vulosën triumfin e Phoenix, pavarësisht përpjekjet e vendasve për të evituar humbjen në shtëpi. E nëse Durant bëri rikthimin e tij të madh, mbrëmja e fundit në NBA dha një konfirmim për formën e shkëlqyer që po kalon një tjetër “yll”.

Bëhet fjalë për Giannis Antentokoumpo. Basketbollisti grek ndihmoi edhe një herë me kosha dhe lojë Milwaukee në këtë edicion të basketbollit amerikan, duke vulosur fitoren e madhe me 22 pikë kundër Bruklin në rezultatin e përgjithshëm 122-144. Për “Greek Freak” 32 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë, ndërsa kandidatura e tij në garën për më të mirin e sesonit vazhdon të jetë e fortë.

I njëjti diskutim edhe për Luka Doncic, megjithëse paraqitja e tij e fundit nuk arriti të ndihmojë Dallas, me “Mavericks”, që u mundën me tri pikë diferencë, 110-113 nga Cleveland. Pavarësisht disfatës, slloveni ishte më i miri në parket me 39 pikë të shënuara, 7 topa të kapur në tabelë dhe 6 asist për shokët e tij të skuadrës. /abcnews.al