Një familje me katër pjesëtare të sëmurë jeton mes fatkeqësisë dhe mjerimit por për dhjetëra vite askush nuk është kujtuar për të. Gazetari i ABC News Ahmet Zani ka përgatitur një kronikë për të treguar çfarë ndodh me këto qënie njerëzore.
Jeton e vetme këtu mes shkurreve në fshatin Brret të Malësisë së Krujës. Vetëm 15 kilometra larg rrugës nacionale. Dëshira është një nga katër pjesëtaret e sëmurë të familjes Balliu.
Ajo nuk di as çfarë bënë dhe me çfarë ushqehet. Motra nëna, babai janë larguar nga banesa. Është vetëm ky qen që e mbron.
Një qënie njerëzore që nuk dihet nëse ka lindur me probleme apo u sëmurë më pas. Dëshira sot është 35 vjeçe. Ajo ka lindur tre fëmijë. Të gjithë vdiqën në këtë vend ku kanë shkelur vetëm ata bastardë që abuzuan me të.
Ditën kalon duke ngrënë fruta të egra, kurse natën një zot e di çfarë ndodh me të. Po drama nuk mbyllet këtu në hapësirën e Dëshirës. Gazetari Ahmet Zani rrugës për në kthim takohet motrën e saj, Linditën.
Thotë se nuk shkon në shtëpi sepse sapo bie errësira dëgjon një zhurmë në derën e shtëpisë. 40 vjeçe, rri mbi rrugën nacionale në Fushë Krujë. Dikush i fal bukë ose ndonjë teshë të vjetër. Edhe katër fëmijët e saj kanë vdekur. S’di të tregojë cilët abuzuan me të.
Jo vetëm shteti, por dhe zoti i ka harruar këto jetë njerëzore. Njerëzit as duan t’ia dinë për fatin e tyre shokues./abcnews.al