Inxhinieri dhe biznesmeni austriak Gaston Glock, i cili zhvilloi një nga pistoletat më të shitura në botë, ndërroi jetë të mërkurën në moshën 94-vjeçare. Ai u bë miliarder dhe legjendë falë pistoletave që mbanin emrin e tij. Sipas Forbes, pasuria e tij arriti në 1.1 miliardë dollarë në vitin 2021.
Ai hodhi themelet e perandorisë së tij në vitet 1980, kur ushtria austriake po kërkonte një armë të re, inovative. Deri atëherë, kompania Glock prodhonte thika dhe pajisje ushtarake si shufra perdesh.
Me ndihmën e ekspertëve të armëve të zjarrit, ai zhvilloi Glock 17, një pistoletë gjysmë automatike e lehtë e bërë nga polimer me forcë të lartë. Dizajni i tij revolucionar u dallua nga konkurrenca dhe i dha Glock kontratën e parë të majme. Brenda një kohe të shkurtër, pistoleta Glock u bë një sukses mbarëbotëror.
Pistoletat Glock janë përdorur gjerësisht nga policia në SHBA dhe më gjerë, dhe janë referuar në këngët e reperëve amerikanë si ‘Protocol’ e Snoop Dogg dhe ‘Da Glock’ e Wu-Tang Clan.
Martesa e tij me Helga Glock, me të cilën kishte tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përfundoi në divorc në vitin 2011 pas 49 vitesh. Manjati më pas u martua me gruan e tij të dytë, Catherine, 52 vjet më e vogël se ai. Ai zotëronte një rezidencë dhe qendër kuajsh në shtetin austriak të Carinthia, ku herë pas here priste një mori VIP-ash./abcnews.al