Është ndarë nga jeta, pak para se të mbushte 100 vjeç, aktori Mike Nussbaum, i cili pati një karrierë të gjatë në teatër teksa merrte pjesë në filmin e njohur “Men in Black”.
“Një aktor vërtet i madh në skenë dhe ekran, me skenën që është dashuria e tij më e madhe. E kam parë gjithë jetën në skenë, gjithmonë perfekt në çdo gjë që ka bërë dhe një zotëri i vërtetë. Ikona e Çikagos”, ka shkruar aktori i famshëm John Cusack në llogarinë e tij personale X.
RIP Mike Nussbaum – a truly great actor of stage and screen – with stage his greatest love – I’ve seen him on stage all my life –
always pitch perfect in anything he ever did – and a true gentleman – Chicago Icon. pic.twitter.com/3oRlw8SUFP— John Cusack (@johncusack) December 24, 2023
Sipas Associated Press, ai ishte aktori më i vjetër profesionist në SHBA.
Nussbaum vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Çikago, vetëm gjashtë ditë para ditëlindjes së tij të 100-të, sipas vajzës së tij, Karen./abcnews.al


