Endri Çekiçi shënoi një tjetër gol në Slloveni. Pogradecari realizoi në fitoren që Olimpija Ljubjana arriti në shtëpi me skuadrën e Rudar. Gjashtë gola të realizuar dhe ishte futbollisti shqiptar ai që tundi rrjetën për herë të fundit.
Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt ai mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi, në një distancë të konsiderueshme. Mesfushori me tipare sulmuese mori vrull dhe e dërgoi topin drejt e në rrjetë. Një gol mjaft i bukur i Çekiçit, i pesti në kampionat për këtë sezon. /abcnews.com