Chelsea është mposhtur në transfertë ndaj Wolves me rezultatin 2-1.
Armando Broja u aktivizua nga minuta e parë, por nuk arriti të tregohej aspak i rrezikshëm, duke u zëvendësuar më pas në minutën e 59’.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 51’, ku Lemina zhbllokoi shifrat. Tentativat ishin nga të dyja skuadrat, pasi loja ishte tepër intensive, por Chelsea nuk arriti të barazonte shifrat.
Në minutë 93’, Doherty vulosi ndeshjen duke shënuar golin e rezultatit 2-0. Chelsea arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 96’ me anë të sulmuesit francez Nkunku.
Me këtë rezultat, Chelsea renditet në vendin e dhjetë me 22 pikë, ndërsa Ëolves në vednine 11-të me 22 pikë gjithashtu./h.ll/abcnews.al