Embëlsia e tryezës/ Bakllavaja, ëmbëlsira e preferuar e shqiptarëve

schedule13:18 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 13:18 - 23 Dhjetor, 2023

Bakllavaja, ëmbëlsira tradicionale e krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve nuk mungon në tryezat e familjeve shqiptare.

Enkeleda prej vitesh pergatit  bakllava dhe na tregon edhe sekretin e saj.

“Kam 26 vite që merrem vetëm me prodhimin e bakllavasë. Ja kthyer pas 22 vitesh në Shqipëri. Sekreti janë frutat e thata, pjekja, sherbeti dhe në radhë të parë dashuria që ke për t’i bërë.”

Përveç tradicionales, ajo përgatit edhe bakllava me origjinë nga vende të ndryshme.

“Kjo bakllava quhet gishtëz e vogël. Petët i mbushim me fruta të thata të ndryshme, më pas i presim. Origjinën e ka nga arabia.”

Që bakllavaja të jetë gati, kërkon të paktën 24 orë.

Vitet e fundit, kjo ëmbëlsirë po preferohet gjithnjë dhe më shumë të merret e gatshme. Ne ndodhemi në një nga pasticeritë e kryeqytetit ku prej fillimit të dhjetorit ka nisur puna voluminoze e prodhimit të bakllavasë.

Kërkesat e qytetarëve për bakllavanë janë të ndryshme, por mbizotëron ajo tradicionalja me arra.

“Vend të dytë fillojmë me stikat, por edhe me bajame, lajthi. shqiptarët duan të provojmë çdo lloj fruti të thatë të vendosur në embëlsirën tradicionale.”

Vitet e fundit shume amvisa preferojnë ta blejnë bakllavane te gatshme, sidomos ne qytete, ku pasrticerite jane te shumta.

“Do ta blejmë, më e lehtë, më pak shpenzime, më pak kohë.”

“Të gatshme.  E merr gjithmonë të gatshme? Githmonë se si ta bëj.”

“Mua ma bëjnë bakllavanë.”

Por ka gra te tjera qe vazhdojne ta ruajne traditen  e pergatitjes se bakllavase ne shtepi

“Do ta bëj vetë. E kemi traditë. Kërkon shumë angazhim? Jo, tani e bëjmë në mënyrë turke. Që mos lodhesh është mirë ta blesh, por unë preferoj ta bëj vetë por e bëj si e dua vetë.”

Sido qe te jete, bakllavaja nuk mungon ne tryezat shqiptare te festes se vitit te ri./abcnews.al