Pas Suedisë dhe Finlandës, Danimarka, një vend anëtar i NATO-s, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me SHBA-në.
Ministri i Jashtëm danez Lars Loke Rasmussen dhe homologu i tij amerikan Anthony Blinken nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni të veçantë të organizuar në Uashington.
Jeg har netop skrevet under på forsvarssamarbejdsaftalen med den amerikanske udenrigsminister @SecBlinken. Det styrker dansk, europæisk og transatlantisk sikkerhed, at amerikanerne nu får bedre mulighed for at være militært til stede i Europa. pic.twitter.com/CJHnlsR4Cj
— Lars Løkke Rasmussen (@larsloekke) December 21, 2023
Marrëveshja parashikon, ndër të tjera, se SHBA do të vendosë trupa dhe pajisje në Danimarkë. Ushtria amerikane do të ketë gjithashtu akses në tre bazat kryesore ajrore ushtarake të Danimarkës.
Bashkëpunimi dypalësh forcon sigurinë e Danimarkës, Europës dhe sigurinë transatlantike, tha Locke, duke shtuar se ai e konsideron të rëndësishme ruajtjen e përkushtimit të SHBA ndaj Evropës në periudhën aktuale të luftës dhe pasigurisë.
Që teksti të hyjë në fuqi, disa legjislacione në Danimarkë do të duhet të ndryshohen. Procesi legjislativ pritet të vazhdojë në vitin 2024.
Nga ana e tij, Blinken vuri në dukje se Danimarka po luan një rol udhëheqës në përpjekjet për të siguruar që lufta e nisur nga presidenti rus Vladimir Putin kundër Ukrainës të jetë një “dështim strategjik” i Moskës.
Të dy vendet kishin negociuar marrëveshjen për gati një vit e gjysmë. Grenlanda dhe Ishujt Faroe, që i përkasin mbretërisë së Danimarkës, nuk bëjnë pjesë në të.
/abcnews.al