ISIS kërcënon perëndimin duke paralajmëruar për sulme natën e ndërrimit të viteve. Në fotografinë e publikuar në internet është viti 2018 ku në vend të zeros ka një bombë dhe në vend të 1 është një militant islamik.
ISIS kërcënon sërish perëndimin në prag të natës së ndërrimit të viteve. Lami është publikuar nga “Site”, i cili monitoron ekstremistët islamikë në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi ku shkruhet 2018, por në vendin e zeros është një bombë dhe në vend të numrit një është një militant islamik. Në raportimin e “Site” lexohet se pas kërcënimeve të bëra për Krishtlindje tashmë perëndimi po kërcënohet dhe në natën e ndërrimit të viteve.
Menjëherë është vënë gjendja e alarmit në sheshet dhe vendet më të frekuentuara të cilat janë blinduar dhe më shumë nga forcat e sigurisë. Në vëzhgim të rreptë janë vendosur dhe vendet e kultit, diskotekat, ambasadat, zonat turistike, selitë e institucioneve, kinematë dhe qendrat tregtare. Agjentët e policisë kanë marrë urdhër që të jenë të vemëndshëm ndaj individëve me precedentë penalë dhe ata që konsiderohen si të rrezikshëm pavarësisht dosjes penale./abcnews.al