Presidenti kinez Xi Jinping tha sot se lidhja e ngushtë me Rusinë është një “zgjedhje strategjike” dhe bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të thellë dypalësh gjatë një takimi me kryeministrin rus Mikhail Mishustin në Pekin.
“Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe Rusisë është një zgjedhje strategjike e bërë nga të dyja palët, bazuar në interesat themelore të dy popujve tanë”, sipas deklaratës së Xi.
Të dy vendet duhet “të zgjerojnë vazhdimisht efektet pozitive të lidhjeve të tyre politike të nivelit të lartë” dhe “të thellojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë, energjisë, lidhjes dhe fushave të tjera”, shtoi Xi.
/abcnews.al