“Fryhet” arka e shtetit/ Mbi 600 milionë euro të ardhura shtesë përgjatë 11-mujorit

schedule14:17 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 14:17 - 19 Dhjetor, 2023

Buxheti ka arkëtuar 586.3 miliardë lekë gjatë 11-mujorit, ose rreth 600 milionë euro. Në raport me një vit më parë të ardhurat në arkën e shtetit janë rritur me më shumë se 63.4 miliardë lekë ose 12.1% më shumë.

Të gjithë zërat thuajse kanë shënuar zgjerim të të ardhurave të grumbulluara këtë periudhë, por rritja më e madhe vërehet te mbledhja e arkëtimeve nga taksat e punës. të ardhurat nga mbledhja e tatimit mbi të ardhurat personale u rritën me gati 11.7 miliardë lekë, ndërsa ato nga kontributet për sigurimet shoqërore rezultuan 19.3 miliardë lekë më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë duke arritur në total në 127.6 miliardë lekë në total.

Ndikim të madh kanë dhënë edhe bizneset përmes takës së tatim fitimit, duke ndikuar në rreth 25% të rritjes së të ardhurave. Sipas të dhënave të Financave nga kjo taksë u mblodhën 57 miliardë lekë në 11 muaj, mbi 16 miliardë lekë më shumë se kundrejt një viti më parë, ndikuar edhe nga taksa e jashtëzakonshme e vendosur nga qeveria mbi prodhuesit e energjisë.

Edhe shpenzimet kanë ndjekur të njëjtin trend pasi arritën në 548.6 miliardë lekë, me një realizim në masën e 95.8% të planit të Financave. Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2022 u rritën me gati 35 miliardë lekë më shumë. Ecuria e mirë e të ardhurave ka bërë që niveli I suficitit përgjatë kësaj periudhë të arrijë në 37.8 miliardë lekë, duke tejkaluar edhe planin e parashikuar në 17,2 miliardë lekë.

Pak ditë më parë, qeveria rishikoi edhe buxhetin me aktin e dytë normative duke rialokuar 20 miliardë lekë, nga të cilat 1.4 miliardë lekë do të përdoren për mbështetjen e shtresave në nevojë të cilët do të përfitojnë nga 5-10 mijë lekë si bonus për fundvit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!