“Rrogozhinasit” shpresojnë te shkëputja, publikohen formacionet e sfidës Dinamo City-Egnatia

schedule16:28 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 16:28 - 16 Dhjetor, 2023

Pas përfundimit të sfidës së parë, të javës së 17-të të Kategorisë Superiore, mes “verilidnorëve” të Kukësit dhe “Demave të Kuq” të Partizanit, tashmë për të zbritur në fushë e kanë radhë 2 skuadra të tjera, Dinamo e Egnatia.

“Blutë” duan t’u kthehen fitoreve dhe të ngjitin përsëri shkallët në klasifikim për t’u bërë pretendente për katërshen e parë, e në krahun tjetër “rrogozhinasit”, tashmë ndjekin me shumë interes një fitore të mundshme, pasi do t’i lejonte të arratiseshin përsëri të vetëm, në kryesimin e kampionatit, të shkëputur me 5 pikë, nga ndjekësit më të afërt, që janë “Demat” e kryeqytetit.

Formacionet zyrtare:

Dinamo City: Sali, Mesa, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Smaçi, Gudiabi, Andoni, Allmuça, Zabërgja. Denison.

Trajner: Dritan Mehmeti

Egnatia: Sherri, Janku, Malota, Musta, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Isgandarli, Fernando, Spahiu, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova /i.m /abcnews.al