Një ngjarje e rëndë është raportuar në burgun e Peqinit. Mësohet se Sokol Majcaj ka qëlluar me armën drejt një punonjësi të policisë në burgun e Peqinit. Gjithashtu thuhet se ka mbajtur peng edhe punonjësit e kuzhinës.
Kujtojmë se Ministri i Drejtësisë, Uli Manja firmosi për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.
Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.