Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kapen 54 kg marijuanë në Selanik, në pranga dy shqiptarë

schedule10:42 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 10:42 - 15 Dhjetor, 2023

Kapen 54 kg marijuanë në Selanik. Droga ishte e fshehur në bindona, dhe transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë.

Policia greke ka ushtruar kontroll në një automjet, ku brenda tij ka gjetur 4 bidona plastikë që përmbanin 20 pako me 20 kg 497 gram marijuanë, ndërsa në një fugon ka gjetur dhe sekuestruar 7 bidona plastikë që përmbanin 32 pako me 33 kg 690 gram marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i automjetit 49 vjeç dhe drejtuesi i furgonit 58 vjeç, të dy shqiptarë.

Policia greke gjithashtu ushtroi kontroll në banesën e 49 vjeçarit në zonën e Sikeon, ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 259 gram kokainë, 2350 euro, 8 celularë, 1 motoçikletë, 143 gram lëndë e papërcaktuar ende, 3 peshore elektronike dhe 15 paketime farmaceutike etj.

Nga hetimet rezulton se 58 vjeçari kishte rolin e trafikimit të drogës nga Shqipëria më Greqi, ndërsa 49 vjeçari kishte rolin e marrësit, magazinimit dhe shpërndarjes së drogës në Greqi. Nga verifikimi 58 vjeçari shqiptar rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për çështje droge. Prej fillimi të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.4 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!