Një makinë shpërtheu mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani”.
Policia dyshon se makinës së Artion Bylykut i është vënë lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al