Të shtëna me armë në Pezë Helmes? Telefonata anonime që alarmoi policinë, në vendngjarje nuk gjenden gëzhoja

schedule21:54 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 21:54 - 14 Dhjetor, 2023

Të shtëna me armë dyshohet se ka pasur në fshatin Menik të Pezë Helmes. Mësohet se banorët e fshatit kanë telefonuar policinë për dy persona që dyshohet se janë hajdutë dhe lëvizin në fshat.

Si pasojë, blutë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por deri tani nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë.

Ndërkohë, po punojnë për zbardhjen e saktë të ngjarjes./abcnews.al