“Greku i çmendur” i NBA, Giannis Antetokounmpo shënon 64 pikë në fitoren e Bucks

schedule13:56 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 13:56 - 14 Dhjetor, 2023

Janë shifra që edhe në kampionatin më spektakolar të basketbollit siç është NBA shihen rallë.

Jo më kot, mediat amerikane e kanë pagëzuar si ndeshja e vitit. Por sfida mes Millwaukee dhe Indiana e mbyllur me fitoren e Bucks me rezultatin 140-126 kishte një protagonist kryesor.

Ylli i mbrëmjes në “Fiserv Forum” ishte GiannisAntentonkounpo.

Basketbollisti grek arriti shifrën më të lartë në karrierën e tij, duke shënuar 64 pikë në triumfin e të zotëve të shtëpisë.

Po ashtu “Greek Freak” i shtoi paraqitjes së tij mbresëlënëse edhe 14 topa të kapur në tabelë si dhe 3 asist për shokët e skuadrës.

I papërmbajtshëm, Antentonkoumpo që detyroi rivalët e tij të tradhëtoheshin nga nervat.

Aron Nesmith kaloi limitet e sportivitetit për të ndalur basketbollistin grek, ndërsa kjo solli një përplasje të ashpër mes lojtarëve të dy skuadrave.

Nervozizmi vijoi edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Giannis kërkoi të merrte me vete topin e sfidës si kujtim për këtë paraqitje spektakolare, por kundërshtarët nuk ia lejuan.

Sigurisht që “ylli” i Bucks nuk ishte aspak i lumtur për këtë.

Por këto ngjarje nuk e zbehin aspak mbrëmjen e madhe të Giannis Antentokoumpo që duket se ka paraqitur shumë shpejt kandidaturën për titullin e “Lojtarit më të Mirë të Sezonit” në NBA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!