SHBA nuk i përgjigjet Berishës, i ngarkuari me punë në linjën e Kim: Po i vjen fundi pandëshkueshmërisë

schedule15:08 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 15:08 - 11 Dhjetor, 2023

Shtete e Bashkuara të Amerikës refuzojnë të komentojnë deklaratat dhe akuzat e forta që ai ka bërë këto javë për SPAK, që ka nisur hetim ndaj tij dhe famljarëve të tij për çështjen “Partizani”.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, e tregoi dhe arsyen e këtij qëndirmi ndaj Berishës, në një intevristë për gazetën “Panorama”, këtë të hënë.

“Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”

Në raport me drejtësinë, e posacërisht ndaj Prokurorisë së Posacme, zoti Ëisner tha se SPAK po qëndron në lartësinë e kërkuar. I ngarrkuari me punë i ambasadës së shba-ve, vijon në linjën e ish-amasadores Juri Kim, e cila kontribuoi fortë në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

 “Ambasadorja Kim e kishte zakon të thoshte se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por po e shohim të japë rezultate. Vazhdon të ketë të drejtë. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë do të vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, përfshi mbështetjen tonë për SPAK-un”

Dhe njëherësh këmbënguli  për rezultate, hetime  e ndëshkime në nivele të larta.

“Kur njerëzit që kryejnë korrupsion si dhe figurat e krimit të organizuar hetohen, ngrihet padi kundër tyre, arrestohen, dënohen – këto tregojnë se ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit. Po ashtu, u dërgohet një mesazh edhe aktorëve të tjerë të korruptuar”

Zyrtari amerikan Wisner jo pak herë gjatë intervistës theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Shqipërisë dhe rrugës së saj euro-atlantike dhe gjithashtu do të mbështesë përpjekjet anti-korrupsion, por kërkoi që të gjithë shqiptarët dhe insiticionet e vendit ta bëjnë të qartë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin./abcnews.al