Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Sipas vendimit të marrë sot, më 10 tetor, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 211 lekësh për litër, ndërsa benzina nuk do të kushtojë më shumë se 195 lekë për litër.
Për naftën, çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 199 lekë për litër, ndërsa për benzinën kufiri maksimal është 183 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 12:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të vendoset nëse do të ketë ndryshime të tjera.
Vendimi vjen në kuadër të masave për kontrollin e çmimeve të karburanteve, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Bordi përcakton çmimet maksimale me të cilat mund të shiten nafta dhe benzina në tregun vendas.


