OBSH miraton rezolutën për kalimin e ndihmave humanitare në Gaza

schedule11:17 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 11:17 - 11 Dhjetor, 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar një rezolutë, që bën thirrje për akses të menjëhershëm të ndihmat jetike humanitare dhe përfundimin e luftimeve në Gaza.

E para që miratohet nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara, rezoluta  bën thirrje për kalimin e menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke përfshirë aksesin e personelit mjekësor. Propozimi u miratua me konsensus në fund të një sesioni special të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së të dielën.

Rezoluta po ashtu u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus bëri thirrje për një armëpushim afatgjatë. “Nuk mund të ketë paqe pa një armëpushim, dhe pa paqe atje, nuk ka shëndet,” u shpreh ai.

Takimi special i bordit ekzekutiv ishte vetëm i shtati në historinë 75-vjeçare të OBSH-së.

Referuar të dhënave të OKB-së rreth 80 për qind e popullsisë është zhvendosur dhe përballet me mungesën e ushqimit, ujit dhe ilaçeve së bashku me një kërcënim në rritje të sëmundjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!