Tre personat e armatosur të cilët tentuan të vidhin me armë banesën e Gani Himës në fshatin Prush të Tiranës, patën përplasje me policinë, teksa përpiqeshin që të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se fillimisht autorët kanë tentuar të vjedhin një automjet.
Në momentin që kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë.
Një prej oficerëve të policisë, i cili e njihte mirë zonën ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit.
Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici nuk ka pësuar lëndime./abcnews.al