Arrestimi i Gëzim Çelës, Balla: Forca e ligjit do godasë mbi këdo që vazhdon t’i fshihet drejtësisë!

schedule19:22 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 19:22 - 8 Dhjetor, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të Gëzim Çelës, i njohur edhe si “baroni i drogës”.

Balla thekson se askush nuk do t’i shpëtojë forcës së ligjit. Gjithashtu ministri Balla shprehet se Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjenci partnere dhe me struktura ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, thotë Balla.

/abcnews.al/