Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë kanë bërë që moti të vijojë më kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar gjatë paradites. Por pasditja sjellë sërish kalime vranësirash ku më të shpeshta mbeten në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 6°C vlerat minimale deri në 27°C vlera maksimale. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al