Detaje të reja bëhen të ditura në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “16 Prilli” në Fier, ku mbeti i vrarë 41 vjeçari Elton Javori. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 41 vjeçari dyshohet se është vrarë pas një konflikti që ka nisur për një sherr për lidhje krushqie.
Më herët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Sakaq, policia njoftoi se ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor. FNSH po ushtron kontrolle në automjete të ndryshme edhe në hyrje të Vlorës./abcnews.al