“Sundimi i ligjit”/ Zbulohet në Fushë Kuqe një bazë ku furnizoheshin me mjete grupet kriminale, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

schedule10:14 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 10:14 - 5 Dhjetor, 2023

Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të martë në fshatin Gorre të Fushë Kuqes, në kuadër të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Aleks Lulashi kishte në pronësi një banesë, e cila shërbente si bazë ku furnizoheshin me mjete grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.

Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!