Koreja e Jugut lëshon satelitin e saj të parë spiun

schedule07:20 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 07:20 - 2 Dhjetor, 2023

Koreja e Jugut ka lëshuar satelitin e saj të parë spiun me një raketë Falcon 9 të kompanisë SpaceX, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Seul.

Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se sateliti i Koresë së Jugut hyri në orbitë “rreth katër minuta pas lëshimit”.

Sateliti spiun i Koresë së Jugut synon të monitorojë aktivitetet e Koresë së Veriut dhe sipas Yonhap ka aftësinë të zbulojë objekte deri në 30 centimetra.

“Teknologjia jonë satelitore renditet ndër pesë më të mirat në botë,” tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Jugut.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!