Gjendja e sektorit të energjisë/ Karakaçi: Nuk është aplikuar rritje tarife për konsumatorët në tensionin e ulët

schedule20:26 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 20:26 - 1 Dhjetor, 2023

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi ka folur në emisionin “Sheshi i Dollarit” dhe për gjendjen e sektorit të energjisë. Ai ka deklaruar se Nuk është aplikuar rritje tarife për konsumatorët në tensionin e ulët.

Sakaq, Karakaçi ka theksuar se po vazhdojnë  të merren masa ndaj sektorit të mesëm.

Këto biznese janë mbrojtur në një periudhë shumë të vështirë. Ajo çfarë është e sigurtë, është që kompania OSHEE Grup nuk ka aplikuar për rritje tarife për tensionin e ulët. Pra, klientët familjarë dhe bizneset që janë të lidhur me tension të ulët do të vazhdojnë të furnizohen me të njëjtin çmim. Ndërsa, për sa i përket konsumatorëve në nivel tensioni të mesëm, ajo ç’ka mund të them është se ka shumë diskutime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi ajo është lideri i procesit dhe organizon nga pikëpamja strategjike gjithë sektorin. Ajo që mund të them është se po merren të gjitha masat dhe gjithë grupi të vazhdojë një mbrojtje ndaj sektorit të mesëm.

Qëllimi është i tillë që pavarësisht daljes ose mosdaljes, ato të kenë një nivel të kënaqshëm çmimi. Po punohen dhe po merren shumë masa në mënyrë që ky grup klientësh t’ë vazhdojë të ketë një mbrojtje specifike”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al