E pazakontë, trajneri i “gjigantëve” italianë dëmtohet pa hyrë as në fushë

schedule09:56 - 30 Nëntor, 2023

schedule 09:56 - 30 Nëntor, 2023

Walter Mazzarri u rikthye pas plot 10 viteve, në stolin e “bluve” të Napoli, mirëpo, në lidhje me pasionin dhe entuziazmin e tij në ushtrimin e detyrës së trajnerit, nuk ka ndryshuar asgjë, me 62-vjeçarin, që mbetet shumë aktiv anës fushës duke udhëzuar lojtarët e tij.

Madje, në ndeshjen e Champions League ndaj Real Madrid, tekniku toskan pësoi edhe një tërheqje muskulore, teksa ishte duke vrapuar anës fushës për të dhënë udhëzime e më pas Mazzarri u fokusua nga kamerat kur nisi të çalonte.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, Mazzarri ka pësuar një tërheqje muskulore dhe përveç gjendji duhet të bëjë llogaritë edhe me një dëmtim muskulor dhe tashmë përveç dëmtimit, Mazzari duhet tw mnwdojw i ndër të tjera duhet të mendojë edhe për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër kryesuesve të Inter. /i.m /abcnews.al