Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Negociatat, përfundon mbledhja e Ministrave të Jashtëm, Hahn: Nuk gjetëm një marrëveshje

schedule17:47 - 15 Tetor, 2019

schedule 17:47 - 15 Tetor, 2019

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë arritur në një marrëveshje për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka qenë Frranca ajo që ka insistuar duke kundërshtuar për dhënien e PO-së për dy vendet.

Komisioneri në ikje për zgjerimin në BE, Johannes Hahn, deklaroi në përfundim të mbledhjes së takimit të Minstrave të Jashtëm se ky nuk është një moment lavdie për Europën. Megjithatë ai shpresonqë liderët e BE-së do të ndryshojnë qëndrim në mbledhjen që do të zhvillohet më 18 Tetor.

Sipas Hahn, mosçelja e negociatave mund të ketë efekte negative për shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.



“Dua të shfrytëzoj mundësinë për t’i drejtuar të gjithë qytetarëve që nuk jemi në gjendje që të gjejmë një marrëveshje. Nuk është një moment lavdie për ne, por kemi vepruar në mënyrë që të mos shkëputet ky proces. Mbetemi të përkushtuar dhe shpresojmë që të ecet në këtë proces. Angazhimi i KE është i fortë, por tani po flitet për ndryshim të metodologjisë, ndryshim të zgjerimit të BE-së. Edhe unë jam njëlloj i zhgënjyer. Edi që edhe qytetarët në RMV janë të zhgënjyer dhe ne jemi përgjegjës për këtë. Ne duhet të jemi në gjendje që ti mbështesim. Natyrisht që e keni parasysh që 25 vende jemi dakord, pro kësaj. Kjo ka qenë jo vetëm sot, por edhe Qershorin e kaluar.

Të gjitha vendet anëtare kanë vendosur që ta çojnë përpara një lloj liste me kushte që do të plotësojnë të dyja vendet. Sipas vlerësimit tonë këto dy vende i kanë kryer këto detyra. Ndonjëherë vendet anëtare i shikojnë në pikëpamjen teknike. Situata e brendshme politike në Shqipëri nuk ishte krejt e përshtatshme për të gjithë këtë, por ne si BE mund të them se kemi katër vende anëtare që po kundërshtojnë fort së brendshmi. Duhet negociuar me secilin. Njëlloj siç bëhet në një familje. Besoj se duhet të bëjmë më të mirën dhe të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin.

Jam besimplotë që udhëheqësit do e korrektojnë vendimin ose mospendimin e sotëm. Liderët e BE-së të kenë parasysh se sa masa të dhimbshme kanë marrë këto vende. Kini parasysh edhe situatat politike që marrin ata që i kanë bërë këto gjëra. Nuk mund të përjashtoj që një vendimmarrje negative mund të krijojë efekte në këto vende. Më kujtohet që kur vendi im, sëbashku me Finlandën dhe Suedinë donin të bëheshin vende anëtare nuk ka qenë rrugë e shtruar”, tha Johannes Hahn.

Sëbashku me Hahn në konferencën pas mbledhjes ishte edhe ministrja e Jahstme e Finlandësk, Tytti Tuppurainen. Ajo tha se në këtë takim të ministrave të jashtëm u bë e pamundura për gjetjen e një marrëveshje, por tashmë i mbetet KiE të thotë fjalën përfundimtare.

“Nuk kemi arritur të marrim unanimitet. Duhet të mbetemi entuziast se mbase këshilli duhet të japë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave. Siç thashë më parë, por mund ta përsëri prapë, ne bëmë më të mirën për të arritur një marrëveshje. Ne kemi referuar çdo lloj mundësie çdo lloj hapësire, por nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje sot. Kemi bërë një punë përgatitore që do t’i kalojë KiE. KA sërish dhe çështje të tjera për të diskutuar, siç është ajo e Turqisë, Brexit. Ka mjaft ndërgjegjësim se BE tashmë duhet të reagojë, duhet t’i përgjigjemi dy vendeve në proces. Siç tha zoti Hahn ky proces nuk fillon menjëherë. Nëse hapet drita jeshile, fillon vitin tjetër. Deri në momentin që bëhen vende anëtare do duhen vite të tjera. Duhet kurajo nga vendet e BE-së. Mbetemi besimplotë që sot bëmë aq sa mundëm.

Nuk do doja t’ju jepja emrat e vendeve që kundërshtojnë. Pjesa pozitive është që shumica janë pro. Mendoni në këtë perspektivë njëlloj siç po bëjmë edhe ne. Të kemi shpresë në të ardhmen. Duke pasur parasysh zhvillimet pozitive në Ballkan, ne duhet t’u përgjigjemi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shikoni se çfarë ka bërë Maqedoni, ka ndryshuar emrin. Tashmë ka ardhur koha t’u përgjigjemi”, tha ministrja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!