Pas një urdhri të Presidentit Trump, ushtarët amerikanë janë tërhequr gjatë ditëve të fundit nga zonat kurde në veri të Sirisë duke bërë që këta të fundit të arrijnë një marrëveshje me regjimin e Bashar al Assadit dhe Rusinë për t’u mbrojtur nga invazioni turk.
Forcat e Asadit kanë hyrë ne veri pas marrëveshjes me kurdet duke theksuar se do të mbrojën kufirin nga ushtria turke, raporton abcnews.al.
Në videon e mësipërme shihet momenti kur forcat amerikane tërhiqen nga Kobane, një qytet në kufi me Turqinë, ndërsa ato të Assadit futen në këtë qytet.
Turqia vijon për të shtatën ditë operacionin në veri të Sirisë duke theksuar se synon largimin e terroristëve kurd nga zona, përmes të cilës ata kërcënojnë integritetin territorial të shtetit turk. /abcnews.al