Bonus për pensionistët/ Festat, 5000 për të moshuarit. Shpërndarja nis nga 1 dhjetori

schedule15:25 - 28 Nëntor, 2023

schedule 15:25 - 28 Nëntor, 2023

Pensionistët mund të tërheqin bonusin prej 5 mijë lekësh duke nisur që nga data 1 dhjetor. Në total parashikohet të përfitojnë 767 të moshuar që trajtohen me pension.

Në buxhetin e këtij viti janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do të shkojnë për bonusin e pensionistëve, por përfitues do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, persona që trajtohen me pension familjar dhe pension social.

Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e postës shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marin në bankë kalimi bëhet automatikisht.

Ky ëshët bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë pas atij  që u dha në prill si një masë për të lehtësuar shtrenjtimin e çmimeve. Ndërkohë në  1 tetor mbi 767 mijë individë të të gjitha kategorive të pensioneve kanë përfituar indeksimin në masën 8.6% të pensionit që marin.

Në Buxhetin 2024, për indeksimin e pensioneve janë parashikuar 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët./abcnews.al